Fiber Optike 1 Leksione 2 universiteti 3 Inxhinieri Matematike Inxhinieri Fizik dhe Matematik

Pse Ne ?

Pse lindi nevoja per diplome ne "Inxhinieri Matematike?


Zhvillimi i metodologjive matematike per zgjidhjen e problemeve te prodhimit industrial, tregetar apo social.

Zbatimi i risive teknologjike qe kerkojne koordinimin e bazamentit matematikor me zgjidhjet inxhinierike.


Mundesite e punesimit


Nje "Inxhinier Matematike" mund te punoje:

  • Inxhinier ne modelimet dhe simulimet matematike ne projektimin e teknologjive te reja.
  • Inxhinier per analizen e sistemeve komplekse
  • Inxhinier per perpunimin e strategjive te reja te administrimit
  • Inxhinier ne sektore te teknologjive te perparuara, ne inxhinierine e informacionit, ne inxhinierine industriale, ne aplikimet biomjeksore
  • Inxhinier ne institucionet e monitorimit te problemeve socila-ekonomike, te territorit, etj.
  • Bashkepunim ne zgjidhjen e problemeve te ndryshme hapsinore, qe lidhen me sistemet gjeografike te informacionit (GIS)

    Bashkepunim ne projekte te ndryshme per perballimin e sfidave, si vleresimi i riskut te investimeve, shperndarja ne hapsire dhe ne kohe e aktiviteteve, minimizimi i kostove te prodhimit, maksimizimi i fitimeve etj.

    Formimi i thelluar shkencor dhe njohurite e perparuara me teknologjite kompjuterike dhe softeve matematike moderne si MATLAB, MATHCAD, MAPLE, MATEMATICA. STATSOFT, MINITAB krijojne mundesine e nje konsulence shume te kerkuar per zgjidhjen e problemeve reale ne industri, inxhinieri civile, mjeksi, tregeti, bujqesi etj.


    Pse lindi nevoja per diplome ne "Inxhinieri Fizike"?


    Koha ndermjet nje zbulimi shkencore dhe zbatimit te tij ne industri eshte shkurtuar shume , duke diktuar domosdoshmerine e transferimit te shpjete te njohurive shkencore per ngritjen e teknologjive te reja.

    Shume nga shpikjet e fundit jane realizuar nga bashkeveprimi i disiplinave te ndryshme me baze fiziken dhe nuk mund te klasifikohen ne asnje nga drejtimet tradicionale inxhinierike.

    Kjo ben te domosdoshem nje profil te ri inxhinieri i cili, krahas formimit inxhinierik, ka nje formim te thelluar qe e lejon te orientohet drejte dhe shpejte ne zbatime te fizikes moderne..


    Mundesite e punesimit


    Nje "Inxhinier Fizike" mund te punoje:


  • ne prodhimin dhe perdorimin e makinave dhe pajisjeve te teknologjive te avancuara
  • ne teknologjite e informacionit
  • ne perdorimin e energjive te rinovueshme dhe berthamore
  • ne pajisjet laser dhe pajisjet me fibra optike
  • ne laboratoret e kontrollit dhe testimit te materialeve
  • ne institucionet qe punojne ne sektoret e kerkim-zhvillimit per optiken inxhinierike, optoelektronike, nanofotonike, lazerat, shkencen e materialeve ne aplikimin e metodave moderne te matjes dhe vleresimit te rezatimeve elektromagnetike dhe akustike ne perdorimin e pajisjeve me ultratinguj per qellime industriale ne perdorimin e pajisjeve te avancuara, si rezonanca magnetike, skaner, pajisje me ultratinguj etj.. ne spitale dhe laboratoret e klinikave per kryerjen e analizave dhe diagnostikimit mjeksor.

    Formimi si "Inxhinier Fizike", i lejon atij te konvertohet pa asnje veshtiresi ne Inxhinier me profile Informatike dhe Elektronike.

  • Krye | Rreth nesh | Diplomat | Profesorati | Departamentet | Kontakt
    Copyright © Fakulteti i Inxhinierise Fizike dhe Matematike. Ndertuar nga Computerwizard-al.com