Fiber Optike 1 Leksione 2 universiteti 3 Inxhinieri Matematike Inxhinieri Fizik dhe Matematik

Niveli Universitar

 Inxhinieria Fizike DNP

 

Kohezgjatja e studimeve: Tre vjet

 

Inxhinieria Fizike eshte nje profesion i ri qe mbeshtetet ne botkuptimin inxhinierik dhe ne nje spekter te gjere njohurish themelore dhe moderne. Ne kete profesion bashkohen njohja e gjere e metodologjive moderne te Fizikes se aplikuar dhe me analizen e zgjidhjeve te problemeve konkrete te projektimit dhe administrimit. Ndersa shkenca e Fizikes pasurohet edo dite qe kalon me zbulime te reja, venia e tyre ne praktike e ben edo vit qe kalon edhe me teper nevojen e inxhinierit Fizik. Kursi i studimit te diplomes te Inxhinierise Fizike synon te formoje profesioniste qe te jene ne gjendje te perballojne futjen e teknollogjive te reja dhe komplekse, ne te cilat eshte prezente nje nderthurje e forte midis njohurive tekniko-shkencore te ndryshme, duke shfrytezuar ne menyre inxhinierike metodologjite qe ofrojne sektoret e ndryshem te Fizikes se Zbatuar. Kursi nderthuret me kurse te inxhinierive ekzistuese, duke qene mjaft i ndryshem nga kurset e studimeve ne Fizike, qe ofrohen aktualisht nga Fakulteti i Shkencave te Natyres te eUniversitetit te Tiranese. Studenti merr njohurite e fizikes mbi problemet nepermjet nje sere lendesh te formimit fizik pervec asaj te fizikes eksperimentale apo te pergjitheshme. Gjithashtu ka edhe lende si Kimia, Informatika etj deri tek Ekonomia. Disa lende baze te Inxhinierise e pajisin studentin me njohurite tipike te zakonshme te inxhinierit dhe me sensin e gjykimin teknologjik per teu perballur me probleme komplekse. Studenti aftesohet gjithashtu ne perdorimin e teknologjise kompjuterike dhe softeve komplekse moderne. Ne mbarim te vitit te trete studenti mbron diplomen e Inxhinierise Fizike.

 

Programi



Analiza matematike A - 6 kredite
Algjeber dhe gjeometria - 6 kredite
Informatika -10 kredite
Fizika e pergjithshme A+B -10 kredite
Analiza Matematike B - 5 kredite
Kimia-8 kredite (Kimi e Pergjithshme & Inorganike dhe Kimia Organike)
Fizika e pergjithshme C - 5 kredite
Statistika - 5 kredite
Ekonomi dhe organizim ndermarrjeje - 5 kredite
Analiza Matematike C - 5 kredite
Fizika Eksperimentale D - 5 kredite
Fizika teknike -5 kredite
Elektroteknika -5 kredite
Bazat e automatikes - 5 kredite
Elemente te telekomunikacionit  5 kredite
Bazat e elektronikes - 10 kredite
Elemente te mekanikes kuantike  5 kredite
Teknologjia mekanike  5 kredite
Matjet elektronike  5 kredite
Optika - 5 kredite
Analiza Matematike D  - kredite
Gjuha Angleze - 5 kredite
Shkenca dhe Teknologjia e materialeve - 9 kredite
Parimet e Lazerit - 5 kredite
Zbatime te Lazerit -  5 kredite
Bazat e Fizikes se Materies (Fizika Atomike) -  5 kredite
Kurs special. Aplikime te Fizikes Berthamore.  - 5 kredite
Optika biomjekesore  - 5 kredite
Struktura e lendes ( Fizika e trupit te ngurte) - 5 kredite
Praktike Mesimore (Ne Ndermarrje)- 3 Kredite
Diploma e Nivelit te Pare (DNP)- 7 Kredite


Sharko Programin e plote

 


Diplomat | Ne fillim

 

 

Krye | Rreth nesh | Diplomat | Profesorati | Departamentet | Kontakt
Copyright © Fakulteti i Inxhinierise Fizike dhe Matematike. Ndertuar nga Computerwizard-al.com